PRONARË JANË FERMERËT
Fermerët tanë
Arla ka pronarë fermerët që prodhojnë shumicën e qumështit tonë. Ata kanë pasionin e duhur për të prodhuar qumësht cilësor dhe në një mënyrë të përgjegjshme çdo ditë.
MËSONI MË SHUMË PËR PËRFITIMET E PRONËSISË NGA FERMERËT
Një lopë e lumtur prodhon qumësht më cilësor e në sasi më të madhe
Qumështi ynë i freskët është i shëndetshëm në mënyrë natyrale
Jemi të vendosur për siguri ushqimore të padiskutueshme
Ne kontrollojmë procesin që nga lopët deri tek ty.
Ne besojmë në produkte bulmeti të sigurta, natyrale dhe të shëndetshme
Si një kompani me pronarë fermerët, jemi të vendosur për të mbajtur standardet më të mira të mirëqënies së kafshëve, cilësisë së produkteve dhe sigurisë ushqimore.
Trashëgimia jonë daton që prej viteve 1880.
Filozofia për prodhimin e produkteve natyrale, të shëndetshme e të një cilësie të lartë, ka nisur që në vitet 1880 kur disa fermerë bulmeti të Danimarkës dhe Suedisë bashkuan forcat me një qëllim të përbashkët. Të prodhojnë dhe tregëtojnë produktet më të mira të bulmetit.
Duke qenë se jemi me pronarë fermerët, të gjithë fitimet tona shkojnë mbrapsh tek ata. Kjo do të thotë që kur njerëzit blejnë produktet Arla, paratë u ndahen fermerëve në mënyrë proporcionale në bazë të prodhimit të qumështit të secilit. Kjo është një pikë kyçe e filozofisë tonë.