KOMPANIA
Kompania
Arla është një ndër kompanitë më të mëdha të prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij në botë. E veçanta e kompanisë Arla është që pronarët e saj janë më shumë se 8400 fermerë prodhues qumështi në Danimark, Suedi, Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Belgjikë, Luksemburg dhe Hollandë. Ajo funksionon si një kooperativë ku të gjithë fermerët kanë të drejtë të influencojnë në vendimet e kompanisë. Arla ka rreth 21.000 punonjës me kohë të plotë në mbarë botën.
Vizioni
“Krijimi i një të ardhme të industrisë së qumështit, e cila të sjellë shëndet dhe inspirim në botë, në mënyrë natyrale…”
Katër principet e rritjes positive të kompanisë
- Rritje e Shëndetshme duke promovuar vlerat ushqyese të qumështit dhe duke ndihmuar nejrëzit të bëjnë jetë më të shëndetshme.
- Rritje Natyrale që ka të bëjë me prodhimin e produkteve natyrale dhe të cilësisë më të lartë.
- Rritje e Përgjegjshme që do të thotë të mbajmë përgjegjësi për sigurinë, impaktin në shoqëri dhe mjedis dhe të kemi një këndvështrim afatgjatë në gjithçka bëjmë.
- Rritje e Përbashkët si për fermerët, punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tjerë.
Ne jemi në pronësi
TË FERMERËVE TANË
Arla është në pronësi të fermerëve që prodhojnë pjesën më të madhe të
qumështit tonë