KOMPANIA

  1. Arla
  2. Kompania

Kompania

Arla është një ndër kompanitë më të mëdha të prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij në botë. E veçanta e kompanisë Arla është që pronarët e saj janë më shumë se 8400 fermerë prodhues qumështi në Danimark, Suedi, Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Belgjikë, Luksemburg dhe Hollandë. Ajo funksionon si një kooperativë ku të gjithë fermerët kanë të drejtë të influencojnë në vendimet e kompanisë.  Arla ka rreth 21.000 punonjës me kohë të plotë në mbarë botën.

Vizioni 

“Krijimi i një të ardhme të industrisë së qumështit, e cila të sjellë shëndet dhe inspirim në botë, në mënyrë natyrale…”

Katër principet e rritjes positive të kompanisë 

  1. Rritje e Shëndetshme duke promovuar vlerat ushqyese të qumështit dhe duke ndihmuar nejrëzit të bëjnë jetë më të shëndetshme.
  2. Rritje Natyrale që ka të bëjë me prodhimin e produkteve natyrale dhe të cilësisë më të lartë.
  3. Rritje e Përgjegjshme që do të thotë të mbajmë përgjegjësi për sigurinë, impaktin në shoqëri dhe mjedis dhe të kemi një këndvështrim afatgjatë në gjithçka bëjmë.
  4. Rritje e Përbashkët si për fermerët, punonjësit dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Ne jemi në pronësi

TË FERMERËVE TANË

Arla është në pronësi të fermerëve që prodhojnë pjesën më të madhe të
qumështit tonë